1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ekipi turk i aviacionit akrobatik mahnit edhe në Britaninë e Madhe

Më të lexuarat

“Soloturk” mori pjesë në shfaqjen “Royal International Air Tattoo 2017″ (RIAT) që u zhvillua në qytetin Fairford.

Skuadrilja turke “Soloturk” e komandës së Forcave Ajrore të Turqisë, që zë vend të rëndësishëm ndër ekipet e pakta që mund të bëjnë shfaqe akrobacie me avion reaktiv, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe një herë në një shfaqje botërisht të njohur ajrore të mbajtur në Britaninë e Madhe.

“SOLOTURK” mori pjesë në shfaqjen “Royal International Air Tattoo 2017″ (RIAT) që u zhvillua në qytetin Fairford.

Fluturimi i së shtunës, i kryer nga Kapiteni Erhan Gunar, shfaqi manovra jashtëzakonisht të vështira, duke përfshirë një fluturim të afërt e të ngadaltë emocionues.

Shikuesit, simpatizantët dhe anëtarët e medias, që mbushën podiumet e veçanta afër pistës, shikuan fluturimin demonstrues me admirim të madh.

Fluturimi i përgjithshëm demonstures ishte aq efektiv, saqë në tendën promovuese e SOLOTURK-it vërshuan qindra të interesuar të gjitha moshave, duke marrë nënshkrime në posterët e ekipit.

Ndërkaq Togeri i parë Emrah Bayri, tha për AA se ekipi i SOLOTURK debutoi në vitin 2011, në përvjetorin e njëqindtë të Forcave Ajrore Turke.

Gjatë këtij debutimi në RIAT11, ekipi turk po ashtu fitoi Shpatën Memoriale të Mbretit Hussein, çmimin më të lartë për demonstrim më të mirë të fluturimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit