2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ekipi i CNN dokumenton keqtrajtimin e të arrestuarve palestinezë nga Izraeli

Më të lexuarat

Pamjet që CNN regjistroi në afërsi të kufirit të Gazës në mëngjesin e 27 janarit, paraqitën edhe një herë para syve keqtrajtimin e Izraelit ndaj të arrestuarve palestinezë

Ekipi i CNN ka filmuar momentet kur Izraeli mbajti për minuta të tëra me duar e sy të lidhur, të ulur në tokë, këmbëzbathur në motin e ftohtë palestinezët që arrestoi në afërsi të kufirit të Gazës, transmeton Anadolu.

Pamjet që CNN regjistroi në afërsi të kufirit të Gazës në mëngjesin e 27 janarit, paraqitën edhe një herë para syve keqtrajtimin e Izraelit ndaj të arrestuarve palestinezë.

Pamjet tregojnë se më shumë se 20 palestinezë të veshur me rroba të bardha qëndrojnë të gjunjëzuar në tokë nga ushtarët izraelitë, me duar dhe sy të lidhur.

Jeremy Diamond, gazetari i CNN i cili ndodhej në ekipin që regjistroi momentet e ngjarjes, lidhur me pamjet tha:

“Në mëngjesin e të shtunës, pranë kufirit të Gazës pamë mbi 20 burra të gjunjëzuar në tokë në mot të ftohtë dhe me shi dhe se pranë tyre qëndronin ushtarët izraelitë. Tani mësova se këta persona ishin palestinezë të arrestuar nga Izraeli në Gaza dhe të sjellë në Izrael për t’u marrë në pyetje. Këta njerëz ishin me sy të lidhur dhe këmbëzbathur. Duart i kishin të lidhura nga mbrapa dhe kishin të veshje të bardhë (kominoshe). Kur ne regjistruam këto pamje moti ishte 10 gradë celsius dhe me shi intensiv”.

– Ushtarët izraelitë u shqetësuan nga filmimi i ekipit të CNN

Disa nga këta persona ishin të lodhur fizikisht dhe disa kishin vështirësi të mbanin kokën drejtë, tha Diamond duke thënë se ushtria izraelite u kishte thënë atyre se këtyre njerëzve u janë veshur kominoshet sepse kontrollohen të zhveshur dhe se atyre u kthehen veshjet e tyre në vendet ku ata dërgohen.

“Nuk mund ta dimë se për sa kohë këta njerëz kanë qëndruar në këtë mënyrë në kohën me mot të ftohtë sepse një ushtar izraelit që vuri re se ne po filmonim na erdhi dhe na kërkoi të largohemi duke pretenduar se këta persona janë të dyshuar për terrorizëm”, thekson Diamond.

Duke vënë në dukje se CNN ka regjistruar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë trajtimin e ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve dhe se më parë janë shfaqur pamje të ndryshme, Diamond tërhoqi vëmendjen mbi idenë e mbrojtur nga Izraeli se vepron në kuadër të “ligjit ndërkombëtar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit