Qeveria e Egjiptit i bëri thirrje Izraelit që t’i japë fund dhunës dhe të respektojë lirinë e adhurimit duke e paralajmëruar në çështjen dhe tensionet që mund të shfaqen në Mesxhid-i Aksa
KAJRO (AA) – Qeveria e Egjiptit i bëri thirrje Izraelit që t’i japë fund dhunës dhe të respektojë lirinë e adhurimit duke e paralajmëruar në çështjen dhe tensionet që mund të shfaqen në Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë sot nga Ministria e Jashtme e Egjiptit thuhet se “Është e drejtë e popullit palestinez që të përmbushë i lirë dhe në siguri obligimet fetare. Duhet t’i jepet fund bllokimit dhe dhunës e cila përshkallëzon tensionet në mënyrë që të pengojë paqen e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me dy shtete”.
Në deklaratën ku paralajmërohet që të mos rriten më tej tensionet në Mesxhid-i Aksa thuhet se “Rrezikimi i jetës së Ekrima Sabri, imamit të Mesxhid-i Aksasë dhe plagosjet serioze të vërejtura në mesin e palestinezëve mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme”.
Forcat izraelite ditën e djeshme ndërhynë kundër palestinezëve të cilët po falnin namazin e jacisë në afërsi të zonës së Portës së Luanit me qëllim për të protestuar ndaj vendosjes së detektorëve në dyert e Mesxhid-i Aksasë.
Si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite u plagos me plumba gome kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i xhamisë Al Aksa, Ekrime Sabri.
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ishte bërë e ditur se krahas Sabri janë plagosur të paktën edhe 14 palestinezë të cilët janë dërguar në spital si dhe është kryer ndërhyrja në vendngjarje për 20 të tjerë.