KAJRO (AA) – Egjipti ka përgënjeshtruar raportet sipas të cilëve do të falë pjesë të territorit të saj si pjesë të “marrëveshjes së shekullit” të cilën e promovon presidenti amerikan Donald Trump, si një formulë për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Presidenti Abdel-Fattah al-Sisi nuk mund të jep asnjë pëllëmbë të tokës së Egjiptit”, deklaroi ministri i Jashtëm Sameh Shoukry në një intervistë për të përdishmen nga Kajro, Al-Ahram.