1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipti ndihmon në rindërtimin e Gazës

Më të lexuarat

Egjipti ka dërguar disa inxhinierë dhe pajisje ndërtimi për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të fundit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Njoftimi u bë nga televizioni shtetëror i Egjiptit, raporton Reuters.

Pamjet televizive treguan dhjetëra pajisje ndërtimit me flamuj të Egjiptit që hynin Gaza.

“Çdo mysliman dhe çdo egjiptian dëshiron të marrë pjesë në rindërtimin e Gazës”, i tha agjencisë Reuters, Mahmoud Ismail, një shofer i kamionit transportues.

Në muajin maj, Izraeli dhe grupi militant Hamas zhvilluan një luftë 11-ditore duke shënuar përleshjet më të ashpra që nga viti 2014. Luftimet lanë të vrarë më shumë se 250 persona në Gaza, duke përfshirë 66 fëmijë, si dhe më shumë se 1.900 të plagosur. Në Izrael u vranë 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa u plagosën qindra njerëz.

Dëmet në të dyja anët konsiderohen dhjetëra miliona dollarë amerikanë.

Egjipti luajti një rol të madh në ndërmjetësimin e armëpushimit dhe është zotuar se do të ndajë 500 milionë dollarë për të financuar rindërtimin e zonave të shkatërruara në Gaza.

Egjipti në shkurt hapi kalimin Rafah deri në një njoftim tjetër pasi fraksionet palestineze u zhvendosën drejt pajtimit pas bisedimeve në Kajro. Rripi i Gazës me 365 kilometra katrorë është shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve. Një bllokadë e vendosur nga Izraeli ka vendosur kufizime në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për vite me rradhë.

Gaza kontrollohet nga Hamasi, një organizatë e shpallur si terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera. Izraeli filloi me sulmet ajrore në Gaza pasi militantët sulmuan me raketa qytetet izraelite. /REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit