3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Egjipti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar “të pengojë shkeljet ndaj Xhamisë Al-Aksa”

Më të lexuarat

“Egjipti dënon bastisjen e dy ministrave izraelitë, së bashku me deputetë izraelitë, qindra kolonë dhe ekstremistë izraelitë nën mbrojtjen e policisë izraelite, në Xhaminë al-Aksa si dhe vendosjen e flamurit izraelit në xhami”

Egjipti reagoi ndaj bastisjes së kryer ndaj Xhamisë Al-Aksa nga një grup fanatik hebre së bashku me ministra izraelitë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pengojë shkeljet, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Egjiptit, thuhet se Egjipti “dënon bastisjen e dy ministrave izraelitë, së bashku me deputetë izraelitë, qindra kolonë dhe ekstremistë izraelitë nën mbrojtjen e policisë izraelite, në Xhaminë al-Aksa si dhe vendosjen e flamurit izraelit në xhami”.

Kryerja e bastisjes së Xhamisë Al-Aksa nga ministrat dhe deputetët izraelitë me një grup fanatik hebre, ishte një “akt i papërgjegjshëm dhe provokues” thuhet në deklaratën ku theksohej se është shkelur ligji ndërkombëtar dhe statusi historik dhe ligjor i Xhamisë al-Aksa.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se bastisja në fjalë “synon të pengojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe të dëmtojë ndjeshmëritë”. Më tej theksohet se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë një rol aktiv në luftën kundër këtyre shkeljeve”.

– “Ministri izraelit i ekstremit të djathtë bastisi Xhaminë al-Aksa me hebrenj fanatikë”

Që në orët e mëngjesit, Xhamia Al-Aksa u bastis nga fanatikët hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite si dhe nga ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe ministri izraelit i Zhvillimit të Negevit dhe Galilesë, Yitzhak Wasserlauf.

Sipas deklaratës së bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit, rreth 2.250 hebrenj fanatikë morën pjesë në bastisjen në Al-Aksa.

U vërejt se disa hebrenj fanatikë po kryenin rituale talmudike në Xhaminë al-Aksa, duke u përulur në tokë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit