13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Egjipti i bën thirrje Izraelit, Hamasit dhe udhëheqjes palestineze për bisedime në Kajro

Më të lexuarat

Egjipti i bëri thirrje Izraelit me Hamasin dhe udhëheqjen palestineze që të negociojë për çështje të tilla si përmirësimi i kushteve në Rripin e Gazës dhe forcimi i armëpushimit ekzistues.

Në lajmin e Transmetimit Publik Izraelit (KAN), u theksua se Egjipti ftoi Izraelin, Hamasin dhe autoritetet palestineze të marrin pjesë në bisedime në kryeqytetin, Kajro të Egjiptit.

Bisedimet do të përqëndrohen në çështje të tilla si arritja e një marrëveshjeje armëpushimi afatgjatë në rajon, rindërtimi i Gazës dhe kthimi i izraelitëve, të cilët bëhet e ditur se janë marrë peng nga Hamasi.

Nga ana tjetër, sipas lajmeve të gazetës “Yediot Aharonot”, një delegacion egjiptian kohët e fundit ka zhvilluar takime në Izrael, Ramallah dhe Gaza për të diskutuar propozimin në fjalë.

Në lajm raportohet se bisedimet midis Izraelit dhe palestinezëve pritet të zhvillohen në kryeqytetin Kajro, nën ndërmjetësimin e Egjiptit.

Duke iu referuar takimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me Presidentin e Egjiptit, Abdulfettah al-Sisi dhe ministrin e Punëve të Jashtëme, Samih Shukri, theksohet se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesëmarrin në këto takime.

Ndërkaq bëhet e ditur se nëse Izraeli do të marrë pjesë në bisedime, delegacioni do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit të Sigurimit Kombëtar izraelit, Meir Ben-Shabbat.

Radio e Ushtrisë Izraelite gjithashtu njoftoi se një delegacion i vogël nga Izraeli është planifikuar që të shkojë në Kajro në fillim të javës së ardhshme.

Izraeli, Hamasi dhe udhëheqja palestineze nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit