4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipti dërgon ndihmë mjekësore në Gaza

Më të lexuarat

Egjipti dërgoi pajisje ndihmëse mjekësore për të mbështetur palestinezët në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria egjiptiane e Shëndetësisë tha se 65 tonë ilaçe dhe pajisje mjekësore u dërguan në Rripin e Gazës ndërsa u caktuan 11 spitale në të gjithë Egjiptin për trajtimin e palestinezëve të plagosur.

Në deklaratë thuhet se mbështetja me furnizimet mjekësore bëhet në përputhje me udhëzimet e presidentit egjiptian Abdulfettah al-Sisi. Më tej thuhet se 3 spitale u përcaktuan për të plagosurit që pritet të vijnë nga Gaza në provincën e Sinait të Veriut dhe 37 zyrtarë shëndetësorë u dërguan në këto spitale së bashku me ilaçe të mjaftueshme për 3 muaj.

Gjithashtu theksohet se 2 spitale në Ismailia të Egjiptit dhe 6 spitale në kryeqytetin Kajro janë të gatshëm të pranojnë të plagosurit nëse është e nevojshme dhe 165 ambulanca u caktuan për të plagosurit ndërsa 50 prej tyre u mbajtën në portën kufitare Rafah.

Egjipti dje dërgoi ndihma humanitare në Gaza, por asnjë informacion i detajuar nuk u dha në lidhje me përmbajtjen e materialeve të ndihmës.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës nën bllokadë që nga 10 maji, 212 persona përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra humbën jetën dhe 1.400 të tjerë u plagosën. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit