Ministria e Çështjeve fetare në Egjipt u ka lejuar imamëve të shoqërohen me turistët nëpër vendpushime për ta parandaluar kolapsin e turizmit. Pas rrëzimit të avionit rus në Sinaj, një numër i madh i turistëve e kanë lëshuar Egjiptin dhe janë anuluar shumë rezervime të tjera.
Pengesa më e madhe për të marrë një vendim të tillë për Ministrinë ka qenë fakti se turistët e huaj në plazhe dhe bazene qëndrojnë me kostume banje, sidomos gratë. Islami është i qartë për këtë çështje, ndalohet përzierja në një shoqëri të tillë. Megjithatë, Ministria e Çështjeve fetare nuk u kushton vëmendje këtyre dhe shumë shpejtë do të dërgojë një grup prej 100 imamëve në plazhet egjiptiane.
Muhamed Abdel Razek, shef për çështje fetare i ka thënë gazetës Al-Masry al-Youm “se imamët do të shkojnë në plazhet e njohura të Sharm El-Sheikit dhe Hurghadit.”
“Ne do të qëndrojmë në hotelet e njëjtë ku qëndrojnë edhe turistët e huaj dhe nuk ka diçka të keqe të shoqërohemi me ta dhe t’i shfrytëzojmë basenet, me kusht që imamët e Ministrisë do të përdorin kostume sheriatike.”
Mirëpo, ka dijetarë që e kanë kundërshtuar këtë duke thënë se fetarisht nuk lejohet që imamët të shfrytëzojnë basenet që qëndrojnë turistët e huaj.
“Puna e imamit është e shenjtë, duhet ta ruajmë imazhin e mirë të imamëve në sytë e njerëzve”, tha Muhamed Osman Bastavisi.
Ai shtoi se lejohet të shfrytëzohen basenet ku nuk ka gra të veshura me kostume banje.
(Islampress)