4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Egjipt: sulmi në një xhami në Sinai, shkon në 230 numri i viktimave

Më të lexuarat

Ka shkuar në 235 numri i viktimave, pas shpërthimit dhe sulmit në nëj xhami në Sinai, veriun e Egjiptit, raporton BBC.

Dëshmitarët thonë se xhamia Al-Raëda në qytetin Bir al-Abed, pranë al-Arish, ishte shënjestër e sulmit gjatë kohës sa po falej namazi i xhumasë.

Është sulmi më vdekjeprurës i këtij lloji, pas tij të kryer në vitin 2013.

Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi ka zhvilluar bisedime emergjente me zyrtarët e sigurisë për të vendosur se cilat do të jenë veprimet e ardhshme.

Policia lokale tha se personat e armatosur arritën në katër automjete, duke shpërthyer një bombë në xhaminë e mbushur, para se të hapnin zjarr mbi besimtart, njoftoi Associated Press.

Fotografitë nga skena tregojnë trupat e viktimave të gjakosur brenda xhamisë. Të paktën 100 vetë u plagosën, thonë raportet.

“Ata po qëllonin në njerëz ndërsa po largoheshin nga xhamia”, tha një banor vendas, i cili kishte të afërm atje, për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ata po shtinin edhe në auto-ambulancat.”

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për atë që është një nga sulmet militante më vdekjeprurëse në historinë moderne egjiptiane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit