0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Egjipt: Shtohet në 51 të vrarë dhe 268 të plagosur numri i viktimave

Më të lexuarat

Kryetari i organizatës së ndihmës së shpejtë, Ahmed Ansari, vuri në dukje se numri i viktimave nga dhuna e ushtruar mbi protestuesit gjatë ditës së djeshme në Egjipt ka shkuar në 51 persona të vrarë dhe 268 të plagosur.
Më herët burimet egjiptiane kishin deklaruar se 44 prej tyre janë vrarë në sheshin Ramses në Kajro, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur dhe 423 janë arrestuar pas dhunës  mbi protestutesit paqësor që protestojnë kundër puçit ushtarak dhe shtetrrethimit. Policia lëshoi gaz lotsjellës dhe të shtëna në ajër për të shpërndarë turmat anti-grushtit të shtetit, të cilët po i drejtoheshin sheshit Tahrir, aty ku egjiptianë të tjerë të mbledhur pro-ushtrisë ishin mbledhur për të shënuar përvjetorin e sulmit ndaj forcave gjatë luftës së vitit 1973 në Sinai. Protesta masive janë zhvilluar edhe në qytetet Kajro dhe Aleksandri, ku dhjetëra përkrahës të Morsit janë arrestuar nga forcat e sigurimit. Partia Liria dhe Drejtësia, degë politikë e Vëllezërve Myslimane, forcat egjiptiane të sigurimi i ka bërë përgjegjës për gjakderdhjet e ditës së djeshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit