1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Egjipt, shkencëtarët hulumtojnë teori të reja rreth piramidave

Më të lexuarat

Teoritë e reja janë të bazuara mbi hulumtimin e grimcave kozmike të gjetura në brendësi të piramidës “Bent”, e cila gjendet rreth 40 kilometra nga Kajro

KAJRO (AA) – Një ekip i përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtar ka deklaruar sot në Egjipt se janë duke hulumtuar për teori të reja se si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit 4.600 vjet më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teoritë e reja janë të bazuara mbi hulumtimin e grimcave kozmike të gjetura në brendësi të piramidës “Bent”, e cila gjendet rreth 40 kilometra nga Kajro.

Kryetari i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe Inovacionit, Mehdi Tayoubi, deklaroi se pajisjet të vendosura muajin e kaluar brenda piramidës, kanë mbledhur grimca radiografike të cilat paraqesin grimca atmosferike të rëna në tokë.

Në bazë të këtyre grimcave tha Tayoubi, shkencëtarët do të kenë qasje në procesin e ndërtimit të piramidave, të cilat janë përplot mistere.

“Kur bëhet fjalë për ndërtimin e piramidave, akoma nuk ka një teori 100 përqind të sigurt dhe të vërtetuar. Gjithçka bazohet në teori dhe hipoteza” tha Tayoubi.

Piramida “Bent” në vendin Dahshur afër Kajros është e vetmja që dallohet për nga pamja. Besohet se ajo paraqet tentativën e parë për të ndërtuar një piramidë të lëmueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit