2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Egjipt, ndalesa për shenjën “Rabia” nuk dekurajon revolucionarët

Më të lexuarat

Vendimi i qeverisë së Egjiptit për të ndaluar me ligj sinjalizimin e katër gishtërinjëve, që përdoret nga përkrahësit e presidentit të parë të zgjedhur në menyrë demokratike i rrëzuar përmes grusht shtetit , Mohamed Morsi, ka dështuar të dekurajojë protestuesit të cilët do të shënojnë vrasjet e vitit 2013, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht kriminalizimit apo jo, ne do të përdorim shenjën ‘Rabia’ për të përkujtuar të vdekurit tanë”, tha për Anadolu Agency studenti Hussein i cili nuk tregoi mbiemrin e tij.

Javën që kaloi, kabineti qeveritar miratoi një draft ligj me të cilin synohet kriminalizimi i promovimit dhe shpërndarjes së posterëve, fotografive dhe materialeve të tjera propagandistike të cilat promovojnë grupet “terroriste” term ky i përdorur nga qeveria e Egjiptit kundër Vëllazërisë Muslimane.

Sipas propozimit, secili që kapet me këto materiale do të arrestohet dhe gjobitet me para në vlerë nga 10 mijë deri më 30 mijë paund të Egjiptit.

Hussein tha se planifikon të ngritë lartë shenjën përshëndetëse “Rabia” gjatë tubimeve të planifikuara për javën e ardhshme për të shënuar pesë vjetorin e kryengritjes e cila në vitin 2011 rrëzoi presidentin autokrat Hosni Mubarak që hapi rrugë për zgjedhjen e Morsit një vit më vonë nëpërmjet zgjedhjeve demokratike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit