17.4 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Egjipt, Mursi: Do të rikthehemi ashtu si në të kaluarën

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se Mursi, i cili mbahet përkohësisht në burg në kuadër të procesit gjyqësor, që zhvillohet kundër tij me akuzën “nxitje për vrasje të protestuesve”, ka biseduar me mjekun që kujdeset për shëndetin e tij, i ka bërë disa kërkesa drejtorisë së burgut dhe është në gjendje të mirë fizike e shpirtërore.

“Unë jam presidenti i ligjshëm i Egjiptit. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për të rimarrë legjitimitetin e grabitur nga puçistët. Vëllezërit Myslimanë nuk kanë lidhje me ngjarjet e dhunës dhe shpërthimet. Vëllazëria nuk vret. Do të rikthehemi, ashtu si në të kaluarën”, është shprehur Mursi gjatë një bisede me mjekun e tij personal, sipas burimeve egjiptiane të sigurisë.

I njëjti burim thekson se presidenti i rrëzuar egjiptian u ka kërkuar autoriteteve të burgut që t’i lejohet të vishet me rroba civile, ta porosisë ushqimin nga jashtë për arsye sigurie dhe që të ketë një qasje më të gjerë në media.

Mësohet se drejtoria e burgut i ka pranuar të gjitha kërkesat e Mursit përveç asaj në lidhje me rrobat civile, gjë kjo që e detyron atë të veshë uniformën e bardhë të paraburgimit.

Presidenti i parë egjiptian i zgjedhur me votë të lirë, Muhamed Mursi, i cili u mbajt i arrestuar në një vend sekret për rreth 4 muaj që nga grushti i shtetit, u transferua në Burgun Burxh al-Arab të Aleksandrisë pasi doli për herë të parë përpara trupit gjykues si i akuzuar për “nxitje të vrasjes së protestuesve përballë Pallatit Presidencial”.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit