1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipt, Muhammed Mursi dënohet me burgim të përjetshëm

Më të lexuarat

Presidenti i parë i zgjedhur me votim të lirë në Egjipt dhe i larguar me anë të një puçi ushtarak, Muhammed Mursi është dënuar sot me 40 vite burg për akuzën ku pretendohet se ka kryer “spiunazh” në favor të Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Gjykatës Penale të Kajros është transmetuar direkt nga televizioni shtetëror i Egjiptit. Mursi në këtë seancë gjyqësore është dënuar me burg të përjetshëm (25 vite burg), me pretendimin se është anëtarë i Organizatës Vëllazëria Muslimane (Ihvan) e cila është në listën e organizatave të ndaluara si dhe 15 vite burg me pretendimin se ka dërguar dokumente të fshehta të shtetit drejt Katarit.

Nga ana tjetër për rastin e “spiunazhit në emër të Katarit” ku në mesin e të akuzuarve ka edhe gazetarë, 6 persona u dënuan me vdekje, ndërsa katër të tjerë me dënime të ndryshme.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, anëtar i delegacionit mbrojtës të Mursi-t, Usame Helva, tha se gjykata ka dhënë 40 vite burg për Mursin, por sipas ligjeve në fuqi maksimumi që ai mundë të dënohet është burgim i përjetshëm (25 vite). Ai vuri në dukje gjithashtu që ata do të apelojnë këtë vendim.

Presidenti Mursi i cili u largua nga detyra me anë të një puçi ushtarak në rastin që njihet me emrin “spiunazhi i madh” është dënuar 25 vite, për rastin e “Ngjarjeve të sheshit Ittihadije” 20 vite burg, për rastin e “bastisjes së burgjeve” ishte dënuar më parë me varje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit