-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Efekti “Ramazan”: shije paqeje pas 7 vitesh luftë në Jemen

Më të lexuarat

Jemenasit kanë mirëpritur një armëpushim të përgjithshëm të negociuar nga Kombet e Bashkuara, i cili hyri në fuqi të shtunën mbrëma dhe është një fije shprese në një vend të rrënuar nga një luftë shtatëvjeçare që ka shkaktuar zi buke dhe ka lënë miliona të pastrehë.

Por pas përpjekjeve të shumta të dështuara për të arritur paqen, jemenasit e morën lajmin me një dozë kujdesi.

Armëpushimi është i mirë, por nuk besoj se do të funksionojë sepse të dyja palët e interpretojnë ndryshe dhe do të dështojnë”, tha elektricisti 38-vjeçar Murad Abdullah në Aden, kryeqyteti i përkohshëm i qeverisë së Jemenit, sipas Reuters.

Armëpushimi dy mujor përkon me fillimin e Muajit të Ramazanit, dhe kjo është gjithashtu hera e parë që nga viti 2016 që palët në konflikt bien dakord për një armëpushim të përgjithshëm, vëren agjencia britanike.

Armëpushimi përfshin ndërprerjen e operacioneve ushtarake sulmuese, duke përfshirë sulmet ndërkufitare dhe lejon importin e karburantit në zonat e sunduara nga rebelët huthi, milici shiite e mbështetur nga Irani .

Disa fluturime komerciale nga qyteti i Sana-s, kryeqyteti i huthinjve, lejohen lejohen gjithashtu.

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ndërhyri në mars 2015 për të mbështetur qeverinë jemenase kundër huthinjve pro-iranianë, kontrollon detin dhe hapësirën ajrore të Jemenit.

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Hans Grundberg tha se do të këmbëngulë për një armëpushim të përhershëm.

Që nga viti i kaluar, të dërguarit e OKB-së dhe SHBA-së janë përpjekur të bien dakord për një armëpushim të qëndrueshëm të nevojshëm për të rifilluar bisedimet e pezulluara politike.

Huthinjtë po kërkojnë që koalicioni të heqë bllokadën ajrore, tokësore dhe detare të Jemenit përpara një armëpushimi të përhershëm, ndërsa koalicioni dëshiron që të dyja të ndodhin në të njëjtën kohë.

Konflikti në Jemen konsiderohet si e ashtuquajtura “luftë ndërmjetësuese” mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Arabia Saudite dhe Irani po bëjnë një të ashtuquajtur luftë ndërmjetësimi në Lindjen e Mesme, secila duke kërkuar të zgjerojë ndikimin e saj në rajon.

Të dy vendet, njëri përfaqëson Islamin sunit dhe tjetri shiit, mbështesin palët kundërshtare në luftërat në Siri dhe Jemen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit