Rutina na kap të gjithëve në një moment të caktuar. Po ashtu edhe mbingarkesa në punë, shkollë e me radhë. Dhe ta mendosh që 24 orë janë një kohë shumë e shkurtër për të bërë çdo gjë, kështu që nisim të kërkojmë motivim me qëllim për të rritur produktivitetin. Dhe stimuli më i zakonshëm janë pijet energjike. Ju duket një histori e ngjashme apo jo? Por a dini efektin që pijet energjike kanë në trupin tonë?
Ndryshimet që pëson trupi juaj në minuta pas konsumit të pijeve të ndryshme energjike:
Pas 10 minutash: Kafeina rrit presionin e gjakut dhe shton rrahjet e zemrës.
Pas 15 minutash: Rrit nivelin e përqendrimit.
Pas 30 minutash: Presioni i gjakut është në rritje, ndërkohë që gjumi dhe lodhja nuk ndihet.
Pas 1 ore: Efekti “energjik” ka mbaruar dhe ju ndiheni sërish të lodhur dhe të këputur.
Pas 6 orësh: Niveli i kafeinës është ulur deri në 50%.
Pas 12 orësh: Nuk ka më asnjë përqindje të kafeinës në trupin tuaj.
Pas 24 orësh: Përdorimi i rregullt i pijeve energjike shkakton dhimbje koke, irritim dhe probleme me tretjen.
Konkluzioni:
Mënyra më e mirë për të rritur nivelin e energjisë në trupin tuaj është adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm, aktivitete të rregullta sportive, gjumë i mirë dhe ushqime të shëndetshme.