Ende nuk jeni në dijeni të përftimeve të pafundme që trupi juaj përfton, nëse konsumoni përzierjen e ujit me limon.
Uji më limon rrit funksionin enzimë, stimulon mëlçinë dhe largon toskinat dhe mbeturinat nga trupi. Po kështu, ndihmon në tretje duke larguar toksinat nga trupi e duke lehtësuar problemet e stomakut.
Një efekt mjaft pozitiv është edhe në lëkurë. Antioksidantët që gjenden në limon ndihmojnë në heqjen e puçrrave, akneve dhe problemet e tjera të lëkurës. Ai ndihmon në parandalimin e rrudhave gjithashtu. Lufton infeksionet virale, pra uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të zvogëluar infeksionet virale dhe pastrimin e fytit.
Lëngu i limonit nxit sistemin imunitar dhe në të njëjtën kohë ndihmon në luftimin e plotë të infeksionit. Konsumimi i kësaj përzierjeje nxit sistemin imunitar. Vitamina C që gjendet në limon është faktor kyç që ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar, është burim i shkëlqyer kaliumi. Nëse konsumoni një gotë ujë më limon çdo mëngjes do të ulet aciditeti në trup.
Nuk duhet harruar se lëngu i limonit i jep trupit energji dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit. Vetë aroma e limonit ka një efekt qetësues në sistemin nervor. Ndihmon gjithashtu edhe në humbje peshë.