3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Efektet e këqija të gjynaheve (kur të sprovoheni me pesë çështje…) – Hadith paralajmërues

Më të lexuarat

Ibn Umer transmetoi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

“O ju muhaxhirë, kur të sprovoheni me pesë çështje… dhe kërkoj shpëtim te Allahu që ju te jeni të pranishëm, kur ato të ndodhin:

1. Nuk shfaqet midis njerëzve ndonjë ligësi (si kurvëria) dhe ta bëjnë atë haptazi veçse tek ata do të përhapen sëmundjet dhe vuajtjet që nuk kanë ekzistuar më parë midis paraardhësve të tyre.

2. Ata nuk do të lënë mangët në matje dhe peshojë (dmth e mashtrojnë njëri-tjetrin në tregti) veçse do të goditen me thatësi, me kushte të vështira dhe me tirani nga pushtetari.

3. Ata nuk do ta thyejnë besëlidhjen me Allahun dhe me të Dërguarin e Tij veçse Allahu do t’i japë mundësi mbi ta një armiku që s’është prej tyre, që do t’ua marrë një pjesë të asaj që kanë në duart e tyre.

4. Për sa kohë që udhëheqësit e tyre të mos gjykojnë me Librin e Allahut dhe zgjedhin nga ajo që Allahu shpalli (duke marrë veç atë që u pëlqen), Allahu do të bëjë që ata të vuajnë nga njëri-tjetri (dmth do të luftojnë mes vete)”?”,

5. “Ata nuk të lënë mangët në matje dhe peshojë (dmth e mashtrojnë njëri-tjetrin në tregti) veçse do të goditen me thatësi, me kushte të vështira dhe me tirani nga pushtetari”. ¹

¹ Transmetuar nga Ibn Maxheh, Ebu Nu’ejm në el-Hiljeh, dhe të tjerët. Ky është hadith sahih, dhe shejhu jonë (Albani) – Allahu e pastë mëshiruar – e shënoi në es-Sahiha (106).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit