5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Efektet e dëmshme të ALKOOLIT

Më të lexuarat

DISA POHOJNË SE ALKOOLI KA AFTËSI QË TA VËJË NË LËVIZJE URINËN, PRANDAJ PËRDORET PËR SHËRIMIN E TË SËMURËVE NGA GURTHI I VESHKAV

MENDIMI I MJEKËSISË BASHKËKOHORE: All-llahu i Lartmadhërishëm i ka dhënë veshkës aftësi për pastrimin nga mbeturinat dhe nga helmet që mund t’i bëjnë dëm njeriut nëse fundërrojnë në trup, si dhe aftësi për ruajtjen e lëndëve që i nevojiten organizmit.
Roli i alkoolit në veprimin e tij në veshkë shquhet përmes ndikimit të tij në pjesën e prapme të gjëndrës jargëzore që e pengon të sekretojë hormonin kundër lëvizjes së urinës, për ç’arsye shtohet lëvizja e urinës. Mirëpo, a i ndihmon kjo organizmit të lirohet nga teprica e kripës, nga helmi dhe nga gurthet? Përgjigjja është: Jo! Përkundrazi, dëmi është i madh, ndërsa pasojat që shkakton alkooli është e mundur të reduktohen në:
alkooli e rrit përqindjen e yndyrës në gjak, gjë që shkakton pengesa për lirimin e veshkave nga kjo yndyrë. Në fund kjo shkakton dobësimin e veshkave dhe paralizimin e funksioneve të tyre (renal failure);
– rritet jashtëqitja e lëndëve (përmes urinës) të cilat i duhen organizmit, siç janë: eritrociti, leukociti, trombociti, protenat dhe disa kripëra të rëndësishme;
– për shkak të pirjes së alkoolit veshka sëmuret nga një lloj malcimi (inflamacion) kronik, si p.sh. birra shkakton atrofinë granulare (granular atrophy) dhe, në këtë rast, veshka është e njohur si “veshkë alkoolike”.

Është e mundur gjithashtu që veshka të sëmuret nga ciroza dhe trashja për shkak të shtresimit të yndyrës në të;
– alkooli, veçanërisht vera e bardhë, shkakton spazma të veshkëve krahas ekzistimit të gurthit në kanalet e urinës;
– alkooli shkakton gërryerjen e mukozës së uretrës si rezul¬tat i konservantëve të futur në alkool, siç është acidi salicilik.
Për dëmin e birrës doktor En-Nesimi thotë: “Ngulmimi në pirjen e alkoolit shkakton të majmjen, zgjerimin e stomakut, albuminurinë, rritjen e zemrës që përgatit kushte të volitshme për kullimin e sheqerit në urinë, për artritisin, shtangimin e arterieve, pezmatimin e fshikëzës së urinës e pas-taj pezmatimin e veshkëve. Këto dëme nuk shkaktohen vetëm nga alkooli që gjendet në birrë, por edhe për shkak të acidit salicil që i shtohet si lëndë mbrojtëse, si dhe për atë se kulpra, që i shtohet birrës për shkak të shijes së ashpër, përdoret kundër potencës, d.m.th. zvogëlon nevojën për seks me anë të ndikimit të lupolinës që gjendet në të.Birra dhe cedri zvogëlojnë aktivitetin e tretjes së fibrinit, i cili rrit gëlqerizimin e arterieve, si dhe atë që pirja e alkoolit, qoftë madje edhe pije të buta, siç është birra, në koncetrim prej 25%, zvogëlon imunitetin nga sëmundjet infektuese, veçanërisht sëmundjen e mushkërive. Pirja e alkoolit dobëson funk¬sionet e mëlçisë dhe shkakton aneminë krahas mungesës së vitaminave tek 50% e alkoolistëve, si dhe për shkak të zvogëlimit të faktorëve që prodhon veshka dhe që marrin pjesë në procesin e trombozës (ngjizjes) së gjakut.”
Koloneli Grin, drejtor i një enti sigurimi në Amerikë, thotë: “Njëra nga ngarkesat e mia ka qenë përgadititja e raporteve dhe bërja e hulumtime të rasteve të fundit të fatkeqësive, të sëmundjeve dhe të vdekjeve të disa mijërave mbartës të sigurimit jetësor në të gjitha pjesët e vendit. Unë e kundërshtoj idenë shumë të përhapur, e cila propagandohet fuqishëm, e kjo është se birra nuk është e dëmshme. Kam pasur rastin që në një qytet të madh tonin, në të cilin ekzistojnë shumë shfrytëzues të birrës, të jem dëshmitar i vdekjes së një numri të madh personash që kanë pirë birrë.”
Nëntë drejtorë të enteve të sigurimit e kanë pohuar vërtetësinë e raportit të Grinit dhe kanë shpallur se kjo përputhet tërësisht me situatën e klientëve të tyre.Ekziston edhe dëmi i tretë nga birra, përveç pijeve të tjera alkoolike: birra ruhet (paketohet) në konserva (gota) teneqeje dhe shishe të blombuara. Duhet përmendur se në fabrikat e birrës i shtohet acid salicil, i cili e ruan atë nga prishja, porse prish dhe shkatërron veshkat.
Dhe, përderisa alkoolisti mendon se birra e nxit urinën dhe i pastron veshkat, ajo i shkatërron ato porsi kazma rrënuese.
Gjithashtu, nëpër fabrika, së bashku me birrën përzihet edhe kulpra, e cila i jep birrës një shije të hidhur të këndshme për ata që e pijnë. Kjo lëndë – kulpra, përdoret edhe në mjekësi, kurse ekstrakti i saj, lupolini, përdoret për zvogëlimin e potencialit seksual dhe për zbutjen e fuqisë dhe vrullit të tij.
Unë jam i sigurtë se ky shkak i fundit vetiu është i mjaftueshëm që rinia t’i largohet birrës dhe pijeve të tjera alkoolike, në mënyrë që ta ruajë gjallërinë dhe aktivitetin.”
Në fund, ua drejtoj apelin vëllezërve të mi muslimanë që kundrejt kësaj pijeje prej elbi, në të cilën shkruan: “Birrë joalkoolike”, të mos kenë sjellje të papërfilltë, ngase nuk ekziston dot birrë joalkoolike.
Disa hulumtime kanë vërtetuar që kjo pije përmban përqindje të alkoolit rreth 0.5 – 1.7%. Për këtë shkak, çdo musliman është i detyruar t’i shmanget gjërave të dyshimta, në mënyrë që të mos e hudhë veten në hidhërimin e
All-llahut

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit