8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

DËMI I DUHANIT

Më të lexuarat

Duke qenë se në kohët e hershme nuk është ditur sesa i dëmshëm është duhani, disi mund të kuptohet, e ndoshta edhe të tolerohet përdorimi i tij. Mirëpo, tanimë kjo nuk është e mundur. Shkenca që moti, e sot edhe më tepër, e ka zbuluar dëmin e madh të duhanit për shëndetin e njerëzve. Tani dihet me siguri të plotë se dëmi i tij është i shumëfishtë. Para së gjithash, dihet se duhani përmban një lloj helmi që quhet Niko-tinë.

Ky helm ndikon në organet e frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë astmën bronkiale; ndikon në zemër duke shkakëtuar çregullimin e rrahjeve të zemrës (aritminë), në venat e gjakut, në organet tretëse, etj. Nëse dikush pi së tepërmi duhan, mund të pësojë helmime me nikotinë. Veçanërisht do të ishte e vlefshme të kihet parasysh ndikimi i dëmshëm i nikotinës në sistemin nervor. Mjekësia sot, përveç asaj që u përmend, e sjell në lidhshmëri të ngushtë pirjen e duhanit me sëmundje më të rrezikshme të kohës sonë, me sëmundjen e kancerit, duke pohuar se duhani është njëri nga shkaktarët e kësaj sëmundjeje të rrezikshme, nëse së paku i përshtatet asaj. Në realitet, hulumtimet kanë treguar se ka shumë më tepër të sëmurë nga kanceri në fyt, në buzë dhe në mushkëri nga mesi i atyre që pinë duhan sesa nga mesi i atyre që nuk e bëjnë këtë.

Po kështu, pirja e duhanit veçanërisht ndikon dëmshëm në shëndetin e të rinjve. Helmi i duhanit (nikotina) rrezikon dhe shkatërron organizmin e tyre të brishtë (delikat). Djelmoshat, madje edhe fëmijët, pinë duhan duke marrë si shembull më të vjetërit dhe duke menduar se me anë të pirjes së duhanit do ta tregojnë rëndësinë e tyre dhe njëfarë barazie me të rriturit, duke menduar se tanimë kanë hyrë në radhët e të rriturve. Çfarë naiviteti dhe papjekurie, çfarë mosdije dhe mungesë e arsyes në dëm të vetvetes, në dëm të shëndetit dhe fatit të tyre!

Duhani u shkakton dëm jo vetëm shtatëzënave, por edhe fëmijëve të tyre. Gratë e tilla i ekspozohen fuqishëm lindjes së parakohshme. Përkundër të gjithave, me pirjen e duhanit femrat rrezikojnë bukurinë dhe freskinë e tyre. Një mjek ka vënë re:

“Sikur ta dinin femrat se sa dëme i sjell pirja e duhanit bukurisë së tyre, nuk do ta ndiznin madje asnjë cigare.”

Për shkak të gjitha këtyre, sot në botën e kulturuar gjithnjë e më tepër luftohet kundër pirjes së duhanit, si edhe kundër pirjes së alkoolit e përdorimit të drogës. Këtë luftë, te ne dhe në botë, e udhëheqin mjekët më të spikatur dhe institucionet më të famshme shëndetësore. Në disa vende tanimë është ndaluar reklamimi i duhanit, si p.sh. në Amerikë dhe në Arabinë Saudite. Në disa të tjera është urdhëruar që nëpër pakot e cigareve të shkruhet: “E rrezikshme për shëndetin”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit