1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë:

Më të lexuarat

1- Miratimi i Bankave Qëndrore për hapjen e degëve islame nga bankat me kamatë shtron një pyetje të rëndësishme: Si është e mundur që bankat qëndrore të mbrojnë aktivitetin e bankave islame dhe në të njëjtën kohë ti japin të drejtën bankave me kamatë që të hapin degë islame?
2- Eksperienca ka treguar se pronarët e bankave me kamatë ose përgjegjësit kryesorë të tyre kanë manifestuar paaftësi në përpjekjet e tyre për të trasformuar këto degë drejt respektimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të normave islame në veprimet e tyre bankare.
3- Ofrimi i shërbimeve bankare islame nga bankat me kamatë do të shkaktonte pengimin e krijimit të bankave të mirëfillta islame dhe eleminimin e shkakut për ekzistencën e tyre ose për mos-themelimin e një numri me të madh të bankave islame.
4- Marrëdhënia me degët islame mund të sjellë nxjerrjen e parave të muslimanëve jashtë vendit për tu investuar në emër të Islamit, për shkak se pjesa më e madhe e pronarëve të bankave me kamatë në shumë vende islame janë të huaj ose çifutë.
5- Ofrimi i shërbimeve bankare islame përmes bankave me kamatë mund të shkaktojë cënimin e imazhit të bankimit islam dhe të paqartësi në qëndrimin fetar në lidhje me çështjen e kamatës.
6- Hapja e degëve islame përmes bankave me kamatë do të sjellë shtrirjen e aktivitetit të bankave me kamatë dhe zgjatjen e jetës së tyre. Si pasojë kjo do të sjellë vazhdimësinë e largimit të bereqetit, si dhe vazhdimësinë e të keqes dhe gjynaheve që shoqërojnë kamatën dhe dukuritë e saj.
Degët islame në bankat me kamatë
Studim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-Sherif

Përktheu: Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit