2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edukimi në fëmijërinë e hershme, i obligueshëm nga viti 2023/24

Më të lexuarat

Pas miratimit të Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, nga viti shkollor 2023-2024, Edukimi Parafillor do të jetë i obliguar.

Njohës të çështjeve të arsimit, po e mirëpresin miratimin e këtij projektligji, pasi sipas tyre, mungesa e edukimit në fëmijërinë e hershme është njëra ndër arsyet kryesore të ngecjes së sistemit arsimor në Kosovë.

“Shumë problem është kjo çështje për nënat dhe fëmijët e sidomos për ne që jetojmë në zonat rurale se nuk kemi kopshte afër. Se më të vërtetë është shumë e nevojshme që fëmijët të jenë në proces edukativ. Por për shkak të mungesë së kopshteve po detyrohemi që fëmijët t’i mbajmë në shtëpi”, tha ajo.

Edukimi në fëmijërinë e hershme pritet të jetë i obligueshëm nga viti 2023/24. Këtë e ka konfirmuar në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën Ministria e Arsimit.

E, njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës se ky projektligj është i rëndësishëm, por se është mirë që ky ligj t’i japë përparësi, jo vetëm edukimit parafillor, por edhe edukimit të fëmijëve nga 0 deri në 5 vjet.

“Është mirë që ky ligj t’i japë përparësi edukimit parashkollor jo vetëm klasës përgatitore por edhe edukimit të fëmijëve prej moshës  zero  deri në moshën pesëvjeçare. Për arsye se ky nivel i shkollimit ka mbetur shumë mbrapa në Kosovë dhe është një prej arsyeve kryesore të ngecjes mbrapa  të sistemit arsimor të Kosovës. Mirëpo duhet pasur parasysh se nuk mjafton të bëhet i obligueshëm nëse zhvillohet ashtu siç zhvillohet tash, vetëm dy orë mësimi në ditë”, tha Rexhaj.

Po ashtu, Rexhaj tha se qeveria duhet të  planifikojë mjetet e nevojshme për financimin e këtij  niveli shkollor,  i cili është i kushtueshëm për arsye se fëmijët duhet të qëndrojnë me gjatë në institucionet edukativo arsimore.

“Që edukimi parashkollor të bëhet me të vërtetë përparësi, qeveria duhet t’i planifikojë mjetet përkatëse për financimin e këtij niveli i cili është relativisht i shtrenjtë. Sidomos duhet pasur parasysh që duhet të sigurohet ushqimi dhe kushtet për qëndrim të fëmijëve në orar më të gjatë në institucionet edukativo- arsimore”, shtoi ai.

Ky projektligj ka për qëllim  rregullimin e të gjitha formave për  ofrimin e  shërbimeve të edukimit për fëmijët 0-6 vjeç. Do të ketë koordinim ndërsektorial, do të mbështetet edukimi në familje, zhvillohet kurrikulë e bazuar në lojë e në vlera, dhe mbështet aftësimin e dadove profesionale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit