Kryeministri Edi Rama u shpreh se vitet e fundit në vendin tonë janë restauruar xhami dhe kisha.
Në rrjetin social Instagram, Rama shkroj se:
“38 xhami dhe kisha të restauruara e të shpëtuara prej rrënimit, që sot janë kthyer edhe në atraksione të preferuara turistike”, shprehet Rama.
Përmes projektit “Rrugët e Besimit”, por edhe projekteve të tjera e ndërhyrjeve restauruese, vitet e fundit janë realizuar një sërë ndërhyrjesh në objektet e trashëgimisë shpirtërore, mes të cilave kisha e xhami në gjithë vendin.