4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Edi Rama: Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Ilva Tare: David Phillips, i cili është ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, në një intervistë të disa ditëve më parë për Zërin e Amerikës është shprehur se ju duhet të merrni seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia. Duhet të mbani qëndrime të qarta për aleancat tuaja, jo të kërceni në dasma në Ankara apo ti thoni Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet në BE do ketë rritje të islamizmit, ndërkohë që po ndërtohet një xhami 30 milionë dollarëshe në Tiranë dhe financohet nga Turqia. Zgjidhni, ka thënë Phillips ndër të tjera, do jeni me ShBA apo do të luani me të dyja palët? Pra do jetë një Shqipëri pro perëndimore apo pro islamiste?

Edi Rama: Unë kam një marrëdhënie shumë pozitive me profesorin dhe nuk kam cfarë të zgjedh mes këtyre të dyjave. Unë do zgjidhja një kafe me profesorin dhe ta diskutoj me të se sa larg është profesori me këtë përshkrim të realitetit që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Nëse do i merrnim me rradhë.

Ilva Tare: Marrim kërcimin në Ankara.

Edi Rama: Së pari, unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma. Nuk kam kërcyer ndonjëherë se për fat të keq nuk e kam atë talent. Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës. Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast, jo kërcënim të sovranitetit dhe asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori, që është një njohës jo i keq i cështjeve të rajonit duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Dhe deklarimi i pavarësisë në parlamentin e Kosovës është ndjekur nga qeveria turke dhe kryeministri i atëherëshëm , presidenti i sotëm i Turqisë live në tyrezën e qeverisë, në momentin që kur të deklarohet pavarësia, të ngrihet dora për të njohur Kosovën.

Nga ana tjetër, Profesori e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë.Nëse të krishterët katolikë morën katedralën e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralën e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlefshëm, as më të madh as më të vogël me këta tempuj të tjerë. Besoj se është bërë gjëja e duhur. Sa i përket financimit, profesori duhet ta dijë se ky është një financim i dhënë nga Komuniteti Mysliman Turk dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komunitetit mysliman nuk varet nga qeveria e Shqipërisë. Nuk merr leje nga kryeministri nëse merr apo jo financime, mjafton që financimet mos jenë nga terrorizmit. Me keqardhje them për profesorin se këto janë brockulla. Sa i përket kërcënimit, më ka ardhur për të vjellë, këtu në Tiranë. Nuk kam thënë do ketë rritje të islamizmit. Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit mediatik që flasin për shantazhim të Europës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit