1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe Robellit po i pengojnë futbollistët mysliman

Më të lexuarat

Çdo manifestim i besimit Islam nga figura të rëndësishme po u pengon disave. Në mesin e tyre që u pengon është edhe opinionistit Enver Robelli, i cili ka treguar hapur që i pengon pse futbollistët e ekipit të Kosovës kanë bërë selfie nga xhamia ditën e xhuma.

 

Ai këtë e quan se ata kanë bërë propagandë fetare dhe paraqitje e Islamit si fe që ka epërsi ndaj feve të tjera. Mos të harrojmë të përmendim që në këtë shkrim është përmendur kushtetuta laike e shtetit të Kosovës, që me miliona herë është abuzuar me të!

 

Në atë fotografi nuk pat asnjë lloj propagande. Ata treguan se janë duke qëndruar në Xhami, as nuk u panë duke u falur, as nuk bënë thirrje për të besuar në Islam, as nuk e ngritën gishtin që sipas disave edhe ky veprim cenon laicitetin dhe është propagandë fetare!
E përmend që jo të gjithë shqiptarët janë mysliman, që ka të drejtë plotësisht, por mos të harrojmë në Kosovë nga regjistrimi i fundit i popullsisë 96% janë mysliman. Ata nuk shkuan me fanellat e ekipit kombëtar, por shkuan me rroba sportive që lejohen të vishen në çdo ambient, bile edhe në disko e në kafiteri shkohet me to, e lërë më në xhami.
Përmend Mërgim Mavrajn, që për rastin që ka kërkuar të largohet reklama e birrës nga fanella e tij ka shkaktuar përçarje kombëtare. E nuk përton ta banalizon muhabetin duke thënë dikujt edhe ngjyra e gjelbër do i pengonte ndonjë futbollisti nëse ekipi kosovar e ka në fanellë se ajo prezanton Perandorinë Osmane apo ngjyrat e Islamit. Ja ku mbërrin niveli i këtij intelektuali, që megjithëse jeton në një shtet të zhvilluar e të përparuar, vazhdon të ketë mentalitet izolues e racist.
Mendësia e tillë nuk i duhet aspak shqiptarëve. Myslimanët si komuniteti shembull asnjëherë se ka ngritur zërin pse politikanët shqiptar nuk lënë meshë pa shkuar, nuk kanë ngritur zërin pse ndonjë futbollist bëri kryqin, nuk kanë ngritur zërin pse ka kisha politike, nuk e ka ngritur asnjëherë zërin pse kishat ortodokse financohen nga buxheti i shtetit të Kosovës, nuk e ka ngritur zërin pse vajzat e tyre nuk lejohen të shkollohen për shkak të shamisë e shumë e shumë raste të tjera.
Lëreni njerëzit le të besojnë Zotin e tyre. Ata nuk të thirrën ty Robell për të besuar në Allahun, as nuk të thirrën me u dhënë mend se çfarë të bëjnë, po të bënë thirrje që të dalësh hapur se a do të jesh me neve shqiptarëve apo me zvicrranët?
Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit