Azilkërkuesit janë bërë problem për gjithë Europën. Por në Kosovë po qëndrojnë vetëm 7 refugjatë nga Lindja e Mesme.
Kosova ka vetëm 7 azilkërkues derisa Europa po përballet me miliona të tillë.
Numri i vogël i azilkërkuesve po i kushton Kosovës edhe në Raportin e Progresit, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të MPB-së, Valon Krasniqi, thotë se BE po e monitoron shkallën e ulët të azilkërkuesve në Kosovë.
“Ky nuk është kriter për liberalizim, por kanë thënë se do të monitorohen arsyet e shkallës së ulët së azilkërkuesve”, ka thënë ai për Klan Kosovën.