1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe pse me imazh të ri, Facebook pritet të humbasë shumë punonjës

Më të lexuarat

Facebook do ndryshojë emrin e rrjetit të saj social në Meta, konfirmoi të enjten CEO Mark Zuckerberg, duke reflektuar fokusin e shtuar të kompanisë në ndërtimin e një bote virtuale, të njohur si “metaverse”. Por ky emër i ri pritet të ndikojë pak për të mbajtur punonjësit në koorporatë dhe tërheqjen e talenteve të rinj .

“Unë dyshoj se kjo do të bëjë revolucion apo të mbrojë aq sa duhet markën e punëdhënësit,” thotë profesori i biznesit në Universitetin Georgetoën, Brooks Holtom, i cili është i specializuar në mënyrën se si organizatat fitojnë, zhvillojnë dhe ruajnë kapitalin njerëzor dhe social.

“Me faktin se Facebook po përballet me kaq shumë gabime dhe kritika publike që njollosin markën, njerëzit e njohur nuk do të mashtrohen nga ky riemërtim”, thotë Holtom për CNBC.

Kritikat mbi Zuckerberg dhe Facebook janë rritur në javët e fundit lidhur me trajtimin e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes, dhe potencialin e tij për të qenë i dëmshëm për adoleshentët dhe fëmijët.

Zuckerberg mohoi pretendimet e dokumenteve, duke thënë se ato “përshkruajnë një pamje të rreme të kompanisë sonë” dhe se problemet që përjeton Facebook janë një reflektim i shoqërisë.

Por lajmet e fundit të riemërimit të kompanisë, që shumë besojnë se është një lëvizje për të shmangur kritika mudn të sjellë më shumë largime punonjësish.

“Facebook ka njerëz të talentuar dhe konkurrentët në treg po e kërkojnë atë talent”, thotë Holtom. “Është jashtëzakonisht konkurrues. Mund të jeni të sigurt që kompanitë po përgatiten të kontaktojnë në mënyrë selektive për të pyetur rreth njerëzve që mendojnë të lëvizin. Është një kohë e pasigurt për Facebook nga perspektiva e talenteve.”

Vetëm në një masë të markës së punëdhënësit të kompanisë, renditja e Facebook si një kompani kryesore për të punuar ka rënë për disa vite pasi ka marrë vendin e parë në 2018, sipas vlerësimeve të punonjësve në faqen e rishikimit Glassdoor. Ajo ra në vendin e 7-të në listën e 2019-ës, pas raportimeve se firma e konsulencës politike Cambridge Analytica ka aksesuar në mënyrë të paligjshme në të dhënat e 87 milionë përdoruesve të Facebook. Ajo u rendit në vendin e 23 në 2020 dhe u ngjit përsëri në numrin 11 në 2021.

CNBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit