-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edhe një vdekje në fushë fudbolli – Vdes nga sulmi kardiak ish-lojtari i Skënderbeut

Më të lexuarat

Futbolli brazilian është në zi.  Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të lojtarit kamerunas Ekeng që luante për Dinamon e Bukureshtit, humbi jetën një tjetër futbollist. 26-vjecari Bernardo Ribeiro u nda nga jeta të Shtunën në një spital të Brazilit pas një ataku kardiak që pësoi në fushën e lojës.

Sipas asaj që raporton klubi i tij Friburgense, Bernardo ishte me pushime dhe gjatë  një ndeshjeje amatore në qytetin e Recreios, nuk ishte ndierë mirë duke u transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin më të afërt.

Gjithsesi mjekët nuk arritën të bënin dot asgjë për të shëptuar 26-vjecarin dhe Ribeiro u nda nga jeta të Shtunën në mbrëmje. Lajmi për ndarjen nga jeta të Bernardos nuk prek vetëm futbollin brazilian por edhe futbollin shqipëtar dhe më konkretisht klubin e Skënderbeut, shkruan SuperSport.al.

Kjo për vetë faktin se Bernardo Ribeiro ka patur një të shkuar te skuadra korcare teksa është aktivizuar në 5 takime të kampionatit shqiptar në sezonin 2011-2012. Në një shenjë mirënjohjeje ndaj futbollistit 26-vjecar, kampionët e Shqipërisë ngushëlluan familjen e Bernardo Ribeiros me një postim në faqen e tyre zyrtare, ndërkohë që Skënderbeu në nder të ish futbollistit të saj mbajti edhe një minutë heshtjeje në fillimin e sfidës ndaj Teutës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit