5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Edhe një foto tjetër nga Halepi që po trondit botën

Më të lexuarat

Vullnetarët e mbrojtjes civile siriane kanë publikuar një fotografi tronditëse që tregon një burrë dhe një fëmijë të vdekur, të mbuluar me pluhur dhe gurë.

Duket sikur njeriu në foto është përpjekur të mbrohet nga sulmi, duke tërhequr gjurin deri te fytyra dhe duke vënë njërën dorë në kokën e tij. Pranë tij qëndron një fëmijë, për të cilin CNN thotë se është biri i tij.

Me sa duket sulmi është kryer me 23 shtator, pas së cilës vullnetarët kanë filluar kërkimet për të mbijetuarit nëpër rrënoja.

Sipas informatave të marra nga vullnetarët, burri dhe biri i tij, dhe një fëmijë tjetër nga familja pesë-anëtarëshe u vranë në këtë sulm.

Gruaja dhe vajza e tij që ishin në dhomën tjetër mbijetuan, dhe ashtu të lënduara u dërguan për në spital.

Një prej aktivistëve tha për CNN se bëhet fjalë për një prej sulmeve më të fuqishme që nga marsi i vitit 2011. Në total, gjatë kësaj fundjave janë kryer më shumë se 200 sulme ajrore.

“Ky nuk është Pompei, kjo është Halepo”, ka shkruar një person në rrjetet sociale me këtë foto të bashkangjitur.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit