16.7 C
Pristina
Friday, June 28, 2024

Edhe një fëmijë sirian mbytet në det

Më të lexuarat

Edhe një fëmijë sirian është gjetur në brigjet e detit Egje në Turqi vetëm disa javë pasi që bota u trondit nga fotografia e djalit Aylan Kurdi i cili po ashtu u mbytë në ujërat e detit.
Trupi i pa jetë i vajzës katër vjeçare është gjetur në plazh të qytetit Çesme në krahinën Izmir, disa metra nga ky vend është përmbysur në ujë barka që barte 15 sirianë drejt ishullit grek Hios, transmeton Portalb.

Rojet bregdetare kanë arritur t’i shpëtojnë 14 sirianët, në mesin e të cilëve ishin edhe tetë fëmijë, ndërkaq siç raportohet vajza është viktima e vetme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit