Edhe një dëshmi shqiptare në Zveçan. Fshati Zhazhë bëhet me xhami
Banorët e fshatit Zhazhë të komunës së Zveçanit këtë të xhuma kishin gëzim të madhë.
Në këtë fshat u përurua xhamia e re e ndërtuar nga vet banorët.
Në përurim morën pjesë myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, drejtues të KBI-Mitrovicë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe banorë e mysafirë të tjerë.
Në fjalën e tij të rastit myftiu Tërnava tha se kjo xhami është edhe një dëshmi se në këto troje jetojnë me krenari shqiptarët të cilët e duan atdheun dhe fenë.
Ai shtoi se institucioni që ai drejton do të angazhohet që kjo xhami të përfundojë edhe infrastrukturën përcjellëse, duke përfshirë edhe minaren.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka përgëzoi banorët për punën e bërë, teksa uroi objektin e ri të këtij kulti fetar.
Nga Këshillimi i Bashkësisë Islame në Mitrovicë thanë se nevojat për xhami të reja janë të shumta, pasi që komumiteti muslimanë në këtë trevë dita-ditës po shtohet.
https://www.youtube.com/watch?v=32XL6FVeczg