“اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ “(6)
“…na udhëzo në rrugën e drejtë!” El-Fatihah: 6
“Mos u dëshpëro nga shumëçka të kësaj bote!
Edhe nëse ndihesh i lodhur, përmbaju prioriteteve!
Kur ndihesh poshtë nga ana e besimit, përmbaju fort farzeve!
A e dini se shejtani depërton në jetën e besimtarit nëpërmjet punëve të pëlqyera?!
Po po!
Ja disa shembuj!
-Lodhen nga namazi i natës dhe i gjen namazi i sabahut në gjumë.
-Japin sadaka njerëzve që nuk njohin e nuk shohin me sy fisin.
-Harxhojnë komplet fjalorin e fjalëve me miq e me shokë dhe familjes i thonë fjalën më të rëndë.
-Kujdesen se mos shkelin milingonat në rrugë dhe kanë shkelur më të dyja këmbët të drejtat e vartësve të tyre.
-Lexojnë natë e ditë Kuranin dhe harrojnë ta praktikojnë atë.
-Falin 20 rekatë teravi në Ramazan dhe xhamia është thuajse bosh për jaci gjatë vitit.
…etj, etj.
Besimi është kristal, mos e lër të të rrëshqasë nga dora.
Mbroje atë me farzet dhe detyrat që i takojnë një besimtari!”
/✍🏻Amina Ndreu/