2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Edhe Kumanova kundër kazinove, paralajmërohen protesta dhe padëgjueshmëri qytetare (VIDEO)

Më të lexuarat

Kumanovën e kanë mbërthyer lojërat e fatit. Disa OJQ vitin e kaluar kërkuan nga Qeveria, Parlamenti dhe Komuna, dislokimin e kazinove nga qyteti, njofton Lajmpress. Kërkesat e tyre nuk janë përfillur nga institucionet. Biznesi i kazinove vazhdon të lulëzojë. Veprimtari Etem Xheladini thotë se alarmin e kuq në shoqëri e kanë ndezur të rinjtë që gjithnjë e më shumë frekuentojnë kazinotë.

Lojërat e fatit kanë shkaktuar probleme edhe brenda familjeve. Nëse institucionet nuk zgjidhin problemin, sektori civil në Kumanovë do të organizojë edhe protesta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për padëgjueshmëri qytetare. OJQ-të nga Kumanova mbështesin protestën e së premtes në Tetovë kundër kazinove.

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1936029466441911/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit