3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Edhe Kroacia me Bosnjën dhe Hercegovinën bojkotojnë ndarjen e Çmimit Nobel

Më të lexuarat

Ministria e jashtme e Kroacisë ka kumtuar se ky vend do ta bojkotojë ndarjen e Çmimit Nobel për Peter Handke për të cilin është theksuar se është person i angazhuar politikisht në dhënien e përkrahjes për politikën serbomadhe të Sllobodan Millosheviqit.

Në llogarinë zyrtare të ministrisë së Jashtme të Kroacisë në Twitter është pretenduar se është vendosur për mospjesëmarrjen e ambasadorit të Kroacisë në Mbretërinë e Suedisë në ceremoninë e sotme të ndarjes së Çmimit Nobel në Stokholm për shkak të ndarjes për personin i cili është angazhuar në dhënien e përkrahjes politikës serbomadhe të Sllobodan Millosheviqit”.

Edhe kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komshiq ka dhënë instruksione punësuarve në ambasadën e këtij vendi në Suedi ta bojkotojnë ndarjen e Çmimit Nobel.

Krahas Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, edhe Kosova, Shqipëria dhe Turqia gjithashtu nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes për shkak të Handkes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit