Ka shkuar në 154 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri.
23 persona sot kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Lajm i mirë, 23 të shëruar sot”.
Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit!
Sot nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm gjashtë raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383.
Deri tani janë regjistruar 22 viktima.