4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

E zeza në portretin e Nënë Terezës në Shkup: autorësia e bojatisjes fut në sherr shqiptarët

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Fill pas mbulimit të sajuar të Skënderbeut në Tiranë, me ç’rast pati nja sulme verbale të paprincipta karshi komunitetit të besimtarëve muslimanë, e njëjta gjë po ndodh këto orë në Maqedoni me një tjetër figurë kombëtare, Nënë Terezën. Duket sikur është një dorë që po e kurdis gjithë këtë. Mëngjesin e sotëm,  është shënuar një akt vandal ndaj kësaj figure mu në muralin e sheshit “Skënderbeu” në Shkupit.

Nga shumë figura të personaliteteve të ndryshme të historisë së lashtë kombëtare që janë vendosur aty, ajo e Nënë Terezës është njollosur me ngjyrë të zezë.

Për momentin, ndonëse rasti është paraqitur në polici, ende nuk dihet kush është autori i këtij akti të shëmtuar.

Por ndërkohë në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë akuza se kinse pas këtij akti qëndrojnë të ashtëquajtur elementë islamikë.

Dhe njëri ndër to është dhe opinionisti Xhenis Sulimani, i cili e ka ndërlidhur këtë me ngjyrën e zezë e cila sipas tij simbolizon flamurin e xhihadistëve.

Flamurin e kanë të zi, prandaj me ngjyrë të zezë qëllojnë!”, kështu ka shkruar Sulimani.

Por komenti i tij nuk është mirëpritur aspak nga publicisti Iljasa Salihu. Ai nuk pajtohet që të akuzohen pabazë autorët eventualë të këtij akti vandal, deri në momentin e vërtetimit të saj. Ndryshe sipas tij akuzat e pabaza baltosin edhe më tepër lapidarin shqiptar.

“Ngjyrës së hedhur nuk bën t’i jepet asnjë ngjyrim për aq kohë sa hetimet nuk flasin me argumente dhe dëshmi. Përpjekja për të dhënë akuza të pabaza është një baltosje dhe shkarravinë tjetër e lapidarit tonë”, shkroi Salihu.

Kujtojmë se sheshi “Skënderbeu” në Çarshinë e vjetër të Shkupit u lëshua në përdorim javën e kaluar, ku në muralin e sheshit janë vendosur figura të kombit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit