1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E vramë me shpërfilljen tonë

Më të lexuarat

Njeriu vdes pashmangshëm. Madje, në kohë edhe vend paraprakisht të caktuar. Gjë e kryer për të cilën nuk ka kurrfarë zgjedhjeje. Vdekja, sikur edhe lindja, është shumë e mbyllur kur është në pyetje ndikimi njerëzor. Mes tyre qëndron hapësira e veprimit, zgjedhja dhe përgjegjësia njerëzore. E pamë një njeri duke vdekur. Kaluam afër tij dhe nuk morëm mundimin ta ndihmojmë. Të mos e lëmë të vdiste?! Jo, por të mos e mbysnim më shumë me shpërfilljen tonë. Mosinteresimi ynë e bëri vdekjen (e pashmangshme) e atij njeriu të jetë më e rëndë. 

Ka qenë e shkruar të vdiste. Sigurisht që po, dhe asnjëri prej neve nuk do ta ndalonte dot të vdiste. Por, si do të dukej vdekja e tij sikur kamerat të filmonin një turmë njerëzish duke u përpjekur ta ndihmojnë. Apo thjesht ta nderojnë edhe duke dhënë shpirt. Por jo, zgjodhëm shpërfilljen dhe me këtë i hapëm rrugë vdekjes. Asaj të ndërgjegjes dhe njerëzisë në neve. 

Ndoshta asnjëri prej neve kurrë nuk do të përballet me situatë të këtillë, ta shohim njeriun duke vdekur. Ndoshta, për së dyti do ta ndihmonim. Çka do të na shtynte? Ndërgjegja e vdekur?! Zor. 

Nëse jemi të sinqertë në shprehjen e keqardhjes, le të ia bëjmë kështu: kudo që shohim të moshuar, ti japim ujë, ta ndihmojmë duke i bartur atë që ka në dorë, ta marrim me makinë. Të bëjmë çdo lloj mirësie ndoshta na “ngjallet” sërish ndërgjegjja.
Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit