2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

E vërteta rreth Israsë dhe Miraxhit

Më të lexuarat

Nuk ka dyshim se Israja dhe Miraxhi është nga shenjat madhështore të Allahut që tregojnë vërtetësinë e të Dërguarit të Tij Muhamedit -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe gradën e tij të veçantë tek Allahu i Madhërishëm, sikurse është një nga argumentet e fuqisë absolute të Allahut të Lartësuar dhe se Ai qëndron mbi të gjitha krijesat. Thotë Allahu i Lartësuar:
{سُبۡحَـٰنَ ٱلَّذِیۤ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَیۡلࣰا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا}
“Lavdëruar qoftë Ai i cili e udhëtojë robin e Tij natën nga xhamia e shenjtë (Qabja) tek xhamia Aksasë..”. [El-Isra: 1]

Kanë ardhur argumente të padiskutueshme se i Dërguari i Allahut, -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, u ngrit në qiej dhe atij iu hapën dyert e tyre duke u ngritur nga njëri tek tjetri derisa kaloi qiellin e shtatë, dhe Zoti i tij, lavdëruar qoftë, foli me të atë që Ai dëshiroi të fliste, dhe e ngarkoi atë me pesë namazet. Allahu i Madhëruar i vendosi fillimisht pesëdhjetë namaze, kështu që Profeti ynë Muhamedi -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, vazhdonte ta rishikonte dhe kërkonte që t’ia zvogëlonte dhe t’ia lehtësonte, derisa i bëri pesë, dhe ato janë pesë në obligim dhe pesëdhjetë në shpërblim; sepse një vepër e mirë shumëzohet me dhjetë, falënderimi i takon Allahut për të gjitha të mirat e Tij.

Nata në të cilën ndodhi Israja dhe Miraxhi, nuk është e specifikuar në hadithet autentike, as në muajin Rexheb e as në ndonjë muaj tjetër, dhe çdo gjë që përmendet në lidhje me specifikimin e kësaj nate nuk është e vërtetuar në hadithet e Profetit -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sipas dijetarëve të hadithit.

Allahu ka urtësi të madhe që t’i bëjë njerëzit ta harrojnë specifikimin e kësaj natë, por edhe nëse vërtetohet specifikimi i saj, nuk është e lejuar që ajo të veçohet me ndonjë adhurim të veçantë, dhe nuk lejohet festimi në këtë natë. Sepse Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk e kanë festuar këtë natë, dhe as nuk e kanë veçuar atë me ndonjë adhurim të veçantë. Dhe nëse festimi i kësaj nate do të ishte i lejuar në Islam, i Dërguari i Allahut, -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, do t’ia shpjegonte atë umetit të Tij, qoftë me fjalë apo me vepër, dhe nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të ishte e ditur dhe e njohur, dhe sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, do të na e transmetonin atë; kjo sepse ata transmetuan nga Profeti i tyre çdo gjë që i nevojitet umetit dhe nuk kanë neglizhuar asgjë prej fesë, përkundrazi ata janë pararendës për çdo të mirë; kështu që nëse festimi i kësaj nate do të ishte i ligjshëm, ata do të ishin të parët në të. Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- është këshilluesi më i sinqertë ndaj njerëzve. Ai e përcolli mesazhin dhe e komunikojë atë në mënyrën më të mirë dhe më të qartë dhe e çoi në vend amanetin; nëse madhërimi i kësaj nate dhe festimi i saj do të ishte pjesë e fesë së Allahut, Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- nuk do ta kishte injoruar dhe nuk do ta kishte fshehur atë. Kështu që përderisa nuk ndodhi asgjë prej kësaj, është e qartë se festimi, madhërimi dhe nderimi i saj nuk është aspak pjesë e fesë Islame; Allahu e ka përsosur fenë e këtij umeti dhe e ka plotësuar bekimin mbi të, dhe e ka mohuar çdo gjë që ata e marrin si fe, të cilën Allahu nuk e ka lejuar.

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, Sal-laAllahu alejhi ue selem, në hadithet autentike: paralajmërimi ndaj bidateve dhe deklarimi se ato janë devijim dhe humbje, duke iu tërhequr vërejtjen umetit për rrezikun e tyre të madh, dhe  që të mos bien në të.

Transmeton Aishja, Allah qoftë i kënaqur me të, se Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë, që nuk është pjesë e saj, ajo është e refuzuar”.
Dhe në një transmetim tjetër te imam Muslimi:
“Kushdo që bën një veprim që nuk është në përputhje me urdhrin tonë, ai është i refuzuar”.

Në librin e haditheve të sakta të imam Muslimit është transmetuar nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut-Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, thoshte në hutben e tij të xhumasë:
“Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, dhe gjërat më të këqija janë (bidatet) ato të shpikurat, dhe çdo bidat është humbje”.
Dhe imam En-Nesai ka shtuar në një transmetim tjetër:
“Dhe çdo humbje është në zjarr”.

Në Sunen është transmetuar nga El-Irbad ibnu Sarijeh -Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut na ka shpallur një këshillë elokuente dhe prej saj u drodhën zemrat, dhe lotuan sytë. Kështu ne thamë: “O i Dërguari i Allahut! Kjo na duket sikur të jetë këshillë lamtumire, kështu që na porosit”. Ai tha: “Unë ju rekomandoj frikën ndaj Allahut, dëgjimin dhe bindjen, e nëse një skllav urdhëron mbi ju, kushdo që do të jetojë prej jush do të shohë shumë mosmarrëveshje, duhet të ndiqni Sunetin tim dhe Sunetin e Halifëve të Drejtë pas meje, kapuni pas tij, dhe shtërngojeni atë me dhëmballë. Ruhuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo e shpikur është bidat, dhe çdo bidat është humbje”.

Hadithet rreth kësaj çështje janë të shumta, sikurse është vërtetuar edhe nga shokët e të Dërguarit të Allahut -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe selefët e drejtë, të cilët kanë paralajmëruar kundër bidatit në çështjet e fesë, sepse bidati është shtim në fe, dhe çështje të cilat Allahu nuk i ka autorizuar. Bidati është përngjasim me armiqtë e Allahut prej çifutëve dhe të krishterëve në shtimet që ata i bënë fesë së tyre, dhe shpikjet e tyre në ato çështje që Allahu nuk i ka autorizuar. Sepse si rrjedhojë e kësaj i bie që feja Islame të jetë e mangët, dhe e papërsosur, kështu që nga këtu bëhet e qartë se sa i dëmshëm është ky mentalitet, sa i shëmtuar dhe i qortueshëm, i cili bie ndesh me Fjalën e Allahut të Madhëruar:
{ٱلۡیَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِینَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَیۡكُمۡ نِعۡمَتِی وَرَضِیتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَـٰمَ دِینࣰاۚ }
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha qē Islami tē jetë feja juaj”. [El-Maideh: 3]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:
{أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَـٰۤؤُا۟ شَرَعُوا۟ لَهُم مِّنَ ٱلدِّینِ مَا لَمۡ یَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِیَ بَیۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِینَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِیمࣱ}
“Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe, që nuk e ka lejuar All-llahu? Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm (i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi (menjëherë). Dhe padyshim, mohuesit do të kenë dënimi të dhembshëm.” [Esh-Shura: 21]
Ky është gjithashtu një kundërshtim i qartë i haditheve paralajmëruese ndaj bidateve dhe luftën për zmbrapsjen e tyre.

Shpresoj nga ajo që u përmend më lartë, prej rregullave dhe argumenteve, që të jetë e mjaftueshme dhe bindëse për kërkuesin e së vërtetës, mohimin dhe largimin nga bidati i festimit të natës së Israsë dhe Mi’raxhit, dhe paralajmërimit të muslimanëve kundër saj, duke ia bërë të qartë se kjo nuk është fare pjesë e fesë Islame. Duke u nisur nga ajo që Allahu ka urdhëruar për këshillimin e muslimanëve, dhe qartësimin e asaj që Allahu e ka ligjëruar si fe, dhe ndalimin e fshehjes së diturisë, e pashë të arsyeshme t’i paralajmëroj vëllezërit e mi muslimanë për këtë bidat që është përhapur në shumë vende, saqë ka prej atyre të cilët nuk falin pesë kohët e namazit dhe festojnë natën e Israsë dhe të Mi’raxhit, duke menduar se kjo është prej fesë!.
Lusim Allahun që ta rregullojë gjëndjen e muslimanëve, t’u japë atyre kuptim në fe, lusim Allahun që të na japë sukses dhe që t’i përmbahemi të vërtetës dhe të na bëjë të patundur në të, dhe të lëmë atë që e kundërshton atë.
Allahu është Mbrojtësi i së vërtetës dhe Mbrojtësi jonë, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!.

Hoxhë Hariz Allkoçi.
//t.me/HarizAllkoci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit