Fjala vjen, cili është meraku i madh i diplomacisë shqiptare në këtë ditë?
Hebrenjtë e djeshëm janë gazanët e sotëm, ndërsa nazistët e djeshëm janë hebrenjtë e sotëm. Por në Ditën Botërore të Holokaustit, këtë të vërtetë të hidhur e cinike askush nga aktorët politike perëndimorë nuk guxon të thotë.
Fjala vjen, ja ç’thuhet për këtë ditë nga ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani: “Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë.”
Pra, halli i Hasanit është antisemitizmi e jo Gaza, jo palestinezët, jo shteti i hebre i shndërruar në shtet nazist me gjenocid ndaj një populli që nuk i ka asnjë borxh historik. /tesheshi.com/