3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

E vërteta e trishtë për muslimanët arabë, thënë nga një izraelit i poshtër

Më të lexuarat

Edy Cohen: “Këta janë brezat që do të luftojnë kundër nesh?! Ha, ha, ha…”

Një gjë është e qartë për Gazën dhe palestinezët në përgjithësi: ata nuk do e kishin këtë fat tragjik nëse vendet muslimane në rajon do jetonin me Islamin e dikurshëm, atë që i bëri prijës të botës për shekuj dhe t’i ofrojnë asaj faqe të ndritura paqeje, zhvillimi e prosperiteti. Dhe pse s’janë më të tillë, Izraeli bën atë që bën mbi ta.

Shembullin e ofron Edy Cohen, një gazetar izraelit dhe ekspert në fushën e marrëdhënieve arabo-izraelite, i cili ka komentuar së fundi në mënyrë tallëse gjendjen e muslimanëve në rajon, duke publikuar një foto nga koncerti i këngëtarit egjiptian Tamer Hosny që u mbajt disa ditë më parë në Aleksandri dhe komentuar me cinizëm mbi të:

“Këto janë gjeneratat që do të luftojnë kundër nesh dhe kundër Perëndimit, sipas shembullit të Omer Muhtarit?! Ha ha, ha…”, ka shkruar Cohen.

Ndonëse ky gazetar izraelit njihet si provokator i poshtër, ai ka thënë një të vërtetë të trishtë mbi gjendjen e muslimanëve sot.

Ndërsa kriminelët izraelitë po masakrojnë palestinezët masivisht në Gaza, në Egjiptin fqinj më shumë se njëqind mijë të rinj arabë janë mbledhur për të shijuar këngën dhe shthurjen.

Për ta Gaza nuk ekziston, nuk i shohin dhe nuk i ndjejnë lotët dhe vuajtjet e vëllezërve palestinezë. Dhe të mendosh se njëjtat imazhe vijnë edhe nga Arabinë Saudite, Emiratet apo vende të tjera arabe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit