-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E trishtueshme – disa persona të maskuar i rrahin brutalisht pasagjerët në një stacion treni

Më të lexuarat

Një grup i burrave të maskuar, disa që mbanin edhe shkopinj druri dhe të veshur me të bardha, kanë sulmuar protestuesit anti-qeveri dhe pasagjerët brenda një stacioni trenash në Hong Kong.

Sipas mediave të huaja, sulmi ka shkaktuar shqetësime se bandat e tmerrshme të qytetit janë përfshirë në konfliktin politik.

Sulmi i koordinuar i së dielës në mbrëmje u zhvillua në një lagje në Territoret e Re të qytetit pranë kufirit kinez ku bandat kriminale mbeten me ndikim.

Ndërkohë është raportuar, se si pasojë e sulmit, dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Një sulm i tillë vjen pas protestës pro demokraci të zhvilluar në qendër të Hong Kongut, ku u raportua se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit