Një grup njerëzit kanë sulmuar një sallë që shërbente për namaz në ishullin Francez të Korsikasë në Ditën e Krishtlindjeve.
Rreth 150 njerëz që ishin mbledhur në ishull, pasi zjarrëfikësit ishin sulmuar pasi kishin marrë një urgjencë nga një lagje periferike.
Grupa e ka shfrytëzuar rastin për të shfaqur përkrahjen për zjarrëfikësit që iu kishin nxënë pritën, e disa nga ta filluan të sulmojnë sallën ku myslimanët e shfrytëzonin për të kryer faljen.
Dritaret ishin thyer, disa nga sulmuesit kanë tentuar të djegin disa kopje të Kuranit që gjendeshin në ndërtesë.
AFP reporton se sulmuesit kishin thirrur sllogane raciste si:” Arab zhdukuni”.
Ministri i Brendshëm Bernard Cazenevue tha se sulmuesit e së enjtës do të idenfikohen dhe arrestohen.
Ai po ashtu shtoi se këtu në Francë ska vend për racizëm dhe ksenofobi.
Pamjet në vazhdim janë të tmerrshme, se ku shkon urrejtja ndaj myslimanëve dhe objekteve të tyre./KohaIslame
https://www.youtube.com/watch?v=xSs1rCm6Was