Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali gjatë ditës së sotme, ku një vogëlushe shqiptare është sulmuar për vdekje nga dy qen të racës Pitbull.
Vajza 1-vjeçare ndodhej në oborrin e shtëpisë kur është kafshuar për vdekje nga dy qentë.
Emri i vogëlushes nuk bëhet me dije, por mediat vendase shkruajnë se ajo ishte vajza e një shqiptari dhe një gruaje me origjinë italiane.
Nuk dihet ende nëse qentë ishin të familjes apo të ndonjë personi tjetër.
Ka qenë policia ajo që ka bërë të mundur largimin e dy qenve nga trupi i vogëlushes.
Vogëlushja ndodhej në shtëpinë e gjyshit kur është sulmuar nga dy qentë, ku edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur nga sulmi i tyre./noa