-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

E quajti Turqinë “shtrigë të Ballkanit”, ngritet kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt (Dokument)

Më të lexuarat

Një pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë ka ngritur një kallëzim penal ndaj zëvendësministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj.

Një gjë e tillë, është bërë për siç thuhet “për gjuhën e përdorur ditë më parë përmes Facebook-ut” nga Gjergj Dedaj.

Bëhet fjalë për Ertan Simitçi, sipas të cilit, gjuha e përdorur nga Dedaj është “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik”.

Gjergj Dedaj, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, të dielën përmes një postimi në Facebook ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit