-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E quajti k… dhe e pyeti nëse kishte Green Card – myslimanja filmon pamjet kur sulmohet nga amerikani! (Video)

Më të lexuarat

Një grua myslimane nga Atlanta regjistroi një takim shqetësues që ndodhi kur ajo u përball me një njeri i cili ishte duke e fotografuar atë, në një kafene, pa lejen e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, 39-vjeçarja Asma Elhuni – një e diplomuar në shkencat politike në Universitetin Shtetëror të Georgias, ishte duke studiuar në një kafene, kur ajo ngriti sytë lart dhe kuptoi se një burrë po e fotografonte.

“Isha duke shikuar në kompjuterin tim, duke u marrë me punët e mia, dhe shoh një djalë me një aparat fotografik duke u drejtuar kah unë”, ka thënë Elhuni, një myslimane e veshur me një hixhab.
Fillimisht ajo kishte tentuar ta injoronte atë, por ai vazhdonte. Pastaj ajo ju drejtua atij, dhe ai i tha se emri i tij ishte Rob.

Pas kësaj e kishte pyetur nëse po e fotografonte dhe ai i ishte përgjigjur: “Po, mos u ndjetë e ofenduar?”

Ai më pas ishte ulur në tavolinën e Elhuni dhe i tha se “dukej paksa e trazuar”.
“Mendova se do të më buzëqeshje, të cilën do ta postoja në Facebook, por më pas ju filluat të luanit si një k…”.

“Oh, domethënë unë jam një k…?” e ka pyetur më pas Elhuni.
“Po jeni”, ia ka kthyer ai, dhe më pas e ka pyetur “A keni Green Card?”
Elhuni, një qytetare amerikane e ka pyetur e habitur: “Mendoni se nuk jam amerikane?”
Më pas, ka qenë një burrë tjetër ai që ka parë situatën dhe është afruar aty, për ta larguar Robin nga aty.

 

Kjo video është parë me miliona herë dhe shpërndarë me qindra herë, duke e dënuar këtë akt të Islamofobisë. Në SHBA ka rritje enorme të Islamofobisë, që pas ardhjes së Trumpit në vendin e Presidentit.

https://www.facebook.com/asma.elhuni/videos/vb.517343929/10154852297258930/?type=2&theater

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit