“E premte e Zezë” në SHBA. Një grumbull i madh njerëzish në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë zënë ashpër me njëri-tjetrin gjatë blerjeve në një market.
Forcat mjekësore vrapuan menjëherë në marketin “Riverchase Galleria”, ku merrnin në trajtim persona e lënduar, teksa në një video të postuar në rrjetet sociale duket se si dy gra rrihen me njëra-tjetrën për të marrë produktet me ulje. Në këtë sherr është dashur dhe ndërhyrja e forcave të sigurisë për t’i ndarë. Por sherret kanë qenë të shumta në shumë qendra tregtare duke arritur deri në të shtëna armësh.
Kështu ka ndodhur në një market në Misuri, ku është qëlluar në parkingun e makinave një 19-vjeçar i paidentifikuar. I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën pas sulmit. Situata ka krijuar panik në të gjithë zonën, për shkak të sulmeve të shumta që po ndodhin vetëm për të marrë sa më shumë produkte që janë në ulje. Më poshtë shihni pamjet: