Pishina më e thellë në botë është hapur në Dubai ku vizitorët do të jenë në gjendje të zbresin në një thellësi prej 60 metrash në qytetin e zhytur dhe të luajnë lojëra Arcade.
Dubai, një qendër turistike dhe biznesi me terren shkretëtirë dhe muaj me temperatura të ndezura, është i njohur për atraksione ekstravagante të tilla si një pistë e mbylur për ski, parqe të mëdha uji dhe ndërtesa më e lartë në botë.
Deep Dive Dubai deklaron se është 15 metra më thellë se çdo pishinë tjetër.
Projektuar në formën e një goca deti, është gjithashtu studioja më e madhe e filmit nënujor në rajon.
Zhytësit zbresin në qytetin e mbytur me tinguj dhe ndriçim. Në zbritje ka dy dhoma të thata të mbushura me ajër. /tesheshi.com/