1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

E pabesueshme: Kosovarja operohet 39 herë, tani bëhet infermiere

Më të lexuarat

Si fëmijë, Valentina kishte pësuar djegie të shumta të rënda, në Klinikën gjermane Bogenhausen asaj i është ndihmuar. Tashmë ajo do të bëhet infermiere

Opercaionet e shumtë tashmë nuk e frikësojnë Valentinën. Ajo ngazëllehet duke pritur çdo rezultat të ri: „Këtu jam në duart e sigurta“, deklaron kosovarja 38-vjeçare, pak para operacionit të saj të 39-të. Si fëmijë, Valentina në banesën e saj në Kosovë, kishte pësuar djegie të rënda gjatë zjarrit që e kishte kapluar banesën e prindërve. Që atëherë, jeta e saj u zhvillua nëpër spitale. Gjatë vitit 2013, Valentina kishte ardhur në Mynih të Gjermanisë, në Klinikën Bogenhausen, e cila udhëhiqet nga mjeku Prof. Dr. Milomir Ninkoviç, i cili në bashkëpunim me Shoqatën për promovimin e trajtimit të të djegurve(VFBB), përkujdeset për kosovaren.

Qëndrimet nëpër klinika, vizitat mjekësore dhe dhimbjet e mëdha, për Valentinën kanë qenë përditshmëri. Tani, në fund të tunelit duket një dritë. Pas korrekturave në syrin e djathtë dhe shenjave në dorën e majtë, operacionet e rënda tshmë janë lënë pas. Edhe flokët kanë filluar të rriten sërish. Progresi tashmë duket qartë. Valentinës nuk i vie më turp të tregojë se kush është. Në muajin shtator të vitit të kaluar, ajo ka filluar një trajnim për infermiere. Ajo është duke jetuar në dhomën e fjetjes për infermiere, paraprakisht kishte jetuar në një familje nga Mynihu.

Valentina tani është ulur në zyrën e profesor Ninkoviçit dhe rrëfen. Ajo qesh së tepërmi, është e hapur dhe mikpritëse. „Jam shumë falënderuese për gjithçka që është bërë“. Krenaria më e madhe e saj është se si i janë rritur flokët: „Ato po rriten sërish. Është një ëndërr e vërtetë që sërish të kem flokët“. Pas aksidentit, Valentinës i ishin rritur flokët vetëm prapa dhe përreth veshit të majtë. „Jam rritur me parruke. Në muajin janar për herë të parë i pashë flokët e mi. Pas operacionit kisha dëshirë sërish të kem një pasqyrë. Kjo ishte një mrekulli. Flokët e mi po rriten, bile një herë i kam prerë. Duken për mrekulli dhe unë jam e stërlumtur“, pohon Valentina që edhe më tej mban parruken e saj.

Pas shumë operacioneve të ndryshme, ajo tashmë mund të krenohet se ka shumë ndryshime. Në një kohë, as që ka mundur ta hapë gojën. „U jam shumë mirënjohëse mjekëve“. Duke i shikuar foto e saj, ajo mahnitet me vetveten se sa shumë ka ndryshuar gjatë dy vite e gjysmë. Me ndihmën e një operacioni tjetër, pritet që së shpejti ajo t`i lëvizë edhe gishtërinjtë e dorës së majtë, ndërsa dora e djathtë është dashur të amputohet, shkruan „Merkur.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

1290349531-4b491e32-f20d-476d-9d06-093418143eac-1g2yDaXwnjNG

 

Kjo ngjarje rrëqethëse, nuk e ka thyer fuqinë e saj për të vazhduar jetën. Me një optimizëm dhe vullnet të madh, ajo është duke shikuar vetëm përpara. „Tani jam 28-vjeçare dhe ndoshta vetëm dy vite nuk kam qenë në spital, por nuk mund të ankohem tërë jetën“. Zjarri që e kishte djegur Valentinën, ishte shkaktuar në moshën kur ajo kishte qenë vetëm gjashtëmuajshe. Rasti kishte ndodhur gjatë një moti të lig në Deqan, pa rrymë dhe prindërit kishin ndezur një qiri, i cili kishte qenë shkaktar i zjarrit. E pranishme kishte qenë edhe e motra e saj dy vjeç e gjsmë, por ajo kishte mundur të largohet me kohë. „Isha shumë e vogël, nuk mundesha të lëvizë“. Prindërit e kishin dërguar për operacion në Prishtinë, Shkup e Beograd, që më në fund të stacionohet në Thüringen të Gjermanisë.

Valentina është shumë e lidhur me familjen e saj e cila jeton në Kosovë dhe nuk ka mundur ta vizitojë asnjëherë. „Është shumë vështirë për ta që të pajisen me viza“. Por ajo ka mundur t`i vizitojë në muajin nëntor në vendlindje. Nga ana tjetër, Valentina është duke u koncentruar që të bëhet një infermiere e mirë për t`i ndihmuar pacientet e saj. Edhe profesori Ninkoviç mendon se ideja e saj për tu bërë një infermiere e mirë është një pasojë logjike. Në Kosovë, ajo ka studiuar gjermanistikën dhe flet rrjedhshëm gjuhën gjermane.

Për gjithë këtë duhet falënderuar VFBB-në e cila ka ndihmuar në shumë raste tjera të vështira. Informata rreth shoqatës mund të merren në faqen e internetit www.vfbb.net .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit