-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E nderuara Kinë, na ndihmo! – Thirrja e perandorit të fundit persian

Më të lexuarat

Imam Taberi, Taarikhul Mulûk

Bastioni i fundit persian ishte gati të kapej nga muslimanët, pasi ushtritë e Umer ibnul-Khattab kishin gjunjëzuar perandorinë perse.

Jezdexherd, perandori i fundit persian, çoi një të dërguar me dhurata të panumërta te perandori kinez për ta lutur t’i ndihmonte kundër muslimanëve.

Me të mbërritur i dërguari, perandori kinez e pyeti:
– E di se mbretërit duhet t’i mbështesin mbretërit e tjerë kundër armiqve të tyre, kështu që m’i përshkruaj këta njerëz (muslimanët), të cilët ju përzunë nga vendi juaj. Sepse ti më the se ju jeni më të shumtë në numër se ata, çka do të thotë se ata ju mposhtën për shkak të ndonjë të mire që ata kanë dhe ndonjë të lige që ju keni.
– Më pyet për ta çfarë të duash – ia ktheu i dërguari i Jezdexherd.
– A u përmbahen marrëveshjeve? – vazhdoi me pyetje perandori kinez.
– Po.
– Çfarë ju thonë para se t’ju luftojnë?
– Ata na ofrojnë tri gjëra: fenë e tyre, që, nëse e pranojmë, do të na trajtojnë ashtu siç trajtojnë njëri-tjetrin; xhizjen (taksë për të jetuarit si një jomysliman në tokën muslimane, pa u përfshitë në shërbimin ushtarak) dhe mbrojtjen e tyre; dhe luftimin si opsion të tretë.
– Më thuaj, a u binden pushtetarëve të tyre?
– Ata janë njerëzit që më së shumti u binden atyre.
– Më thuaj, a lejojnë atë çfarë ua ndalon feja e tyre dhe a ndalojnë atë çfarë ua lejon feja e tyre?
– Jo.
Perandori kinez parashtroi edhe disa pyetje lidhur me veshjen dhe kafshët kalëruese të tyre (muslimanëve), në çka i dërguari i Jezdexherd u përgjigj.
Me të përfunduar, perandori kinez shkroi një letër dhe i tha të dërguarit t’ia dërgonte Jezdexherdit. Në atë letër shkruante:

“Unë kam mundësi t’ju ndihmoj me një ushtri aq të madhe sa fillimi i saj
mbërrin Persinë ndërsa fundin e ka në Kinë. Mirëpo, nuk do ta bëj këtë.
Kjo jo për atë se nuk i di detyrat e mia, por ngaqë njerëzit që m’i
përshkrove janë të atillë që, po deshën, mund t’i lëvizin malet nga vendi.
Vërtet, nëse u jepet mundësia, ata do të më shfronësojnë, për sa kohë që
të mbesin në gjendjen që ma përshkrove. Unë ju këshilloj që të bëni paqe
me ta, të jetoni me ta, dhe të mos i sulmoni për sa kohë që ata ju lënë të
qetë.”
“Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli, derisa ata t’i ndryshojnë
pikëpamjet e tyre.” (Kur’an)

mburoja.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit